Stjuardesa mbi ndërtesë në Burj Khalifa

 
Emiratet e Bashkuara Arabe arritën të futen në listën për udhëtime me Britaninë e Madhe pas lehtësimit të masave për fluturim. Ky kremtim u shënua në një mënyrë të pazakontë. Kjo stjuardesë qëndroi mbi ndërtesën më të lartë në botë, në Burj Khalifa, në lartësi prej 829.8 metrash, ku promovoi udhëtimet në Britani.
Ajo madje u pa duke qeshur mbi platformën e vogël të këtij rrokaqielli.
Kjo stjuardesë, njëherësh është aventuriere për kredhje në ajër në lartësi të mëdha. Ajo është ylli i medieve sociale Nicole Smith-Ludvik. Kjo aventuriere, mbi rrokaqiell u pa duke mbajtur në duar një radhë pankartash, ku shkruante: “Futja e Emirateve të Bashkuara Arabe në listën e udhëtimeve në Britani të Madhe na ka bërë të ndihemi sikur jemi në maje të botës… fluturoni Emiratet e Bashkuara Arabe, fluturoni më mirë”.
Pushimet e Britanikëve në këtë vend u ndaluan në fillim të vitit 2021, por u rikthyen pasi që Zyra për të Huaj hoqi Emiratet e Bashkuara Arabe nga lista e kuqe.
Kjo do të thotë se udhëtarët e vaksinuar me të dy dozat e vaksinës do të kenë mundësi të kthehen nga Emiratet pa pasur nevojë të qëndrojnë në karantinë.
Megjithatë ata duhet të bëjnë edhe testin për COVID-19.
Stjuardesa Smith-Ludvik në një postim në Instagram me këtë rast ka thënë se kjo padyshim është njëra prej truqeve të saja më emocionuese që ka bërë ndonjëherë.
Një zëdhënës për Linjën Ajrore të Emirateve, për Gulf Today ka thënë se xhirimi i stuardesës mbi ndërtesë është i vërtetë, dhe se atë e kanë mundësuar disa organizata lokale.
Sipas tij, për xhirmin kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë./21Media

Back to top button