Stoltenberg: Bota duhet të përgatitet për një konflikt afatgjatë
Bota duhet të përgatitet për “afat të gjatë” me luftën në Ukrainë, paralajmëron Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg thotë se lufta mund të zgjasë për javë, muaj apo edhe vjet më shumë, duke shtuar se aleatët po “i impononin kosto të rënda” Rusisë përmes sanksioneve për të ndihmuar në shkurtimin e kohëzgjatjes së konfliktit, transmeton rtv21.tv.
Ai shton se nëse lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë, rreziku është kryesisht tek populli i Ukrainës “i cili do të vuajë më shumë, që do të shohë më shumë vdekje dhe shkatërrim”.
“Por sigurisht, për sa kohë që lufta vazhdon, do të ketë rrezik për përshkallëzim përtej Ukrainës dhe kjo është ajo në të cilën NATO është fokusuar, për të parandaluar atë përshkallëzim”, thotë ai./21Media