Stoltenberg dënon testimet e raketave të Koresë së Veriut

NATO ka kritikuar Korenë e Veriut për kryerjen e një sërë testimesh raketore gjatë ditëve të fundit ndërsa i bëri thirrje regjimit autokratik që të angazhohet në diplomaci.
“Unë dënoj fuqishëm testet e rrezikshme dhe destabilizuese të raketave të Koresë së Veriut”, tha lideri i Aleancës, Jens Stoltenberg në “Twitter”.
“Testet e raketave shkelin rezolutat e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, tha Stoltenberg, duke shtuar se Koreja e Veriut duhet të heqë dorë nga programet e raketave bërthamore dhe balistike të vendit.
“NATO qëndron në solidaritet me Japoninë, Korenë e Jugut dhe partnerët e aleancës Zelandën e Re dhe Australinë”, tha Stoltenberg.


Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike mbi Japoni, në atë që duket të jetë një përshkallëzim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit./21Media 

Back to top button