Stoltenberg: Evakuimi nga Kabuli është një përparësi e NATO -s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka dënuar tre sulme vetëvrasëse pranë aeroportit të Kabulit si një sulm të tmerrshëm terrorist.
Sulmet, të cilat kishin në shënjestër afganët e dëshpëruar që prisnin evakuimin nga frika e sundimtarëve të rinj talebanë, vranë të paktën 72 persona dhe plagosën të paktën 150, sipas autoriteteve.
Pas katër shpërthimeve, Stoltenberg deklaroi se përparësia e NATO -s “mbetet evakuimi i sa më shumë njerëzve dhe sa më shpejt të jetë e mundur”.
Disa vende perëndimore paralajmëruan mbrëmë për mundësinë e një sulmi në aeroportin e Kabulit në ditët e fundit të evakuimit dhe u bënë thirrje njerëzve që të shmangin zonën.
Megjithatë, një numër i madh i njerëzve që duan të largohen nga Afganistani janë bere si të ishin të shurdhër ndaj thirrjes, pasi operacioni i evakuimit duhet të përfundojë deri më 31 gusht./21Media

Back to top button