SHBA-ja nuk heq dorë nga 31 gushti

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden kurrë nuk e mbështeti ndryshimin e afatit për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane deri më 31 gusht, pavarësisht sulmeve vdekjeprurëse pranë aeroportit të Kabulit, tha sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje te gazetarit te
CNN, Psaki tha se presidenti ende beson se të gjitha forcat amerikane duhet ta braktisin Afganistanin, deri në fund të muajit pasi komandantët e tij ushtarakë e këshillojnë se ky evakium do të jetë gjëja më e mira për SHBA-të kurse kjo punë duhet të përfundojë në afat sa më të shkurtër.
“Presidenti mbështetet në këshillat e komandantëve të tij ushtarakë dhe ata ende besojnë se është e nevojshme të dalim nga Afganistani deri më 31 gusht. Kjo është këshilla e tyre,” tha Psaki.
“Ka disa arsye për këtë. Njëra nder to janë kërcënimet që janë duke u zhvilluar, dhe tjetra është se ne duam të jemi në gjendje të tërheqim individë që ishin partnerët tanë pas datës 31 dhe ata besojnë se mënyra më e mirë për ta bërë këtë është t’ i qëndrojmë besnik afatit kohor per evakium”, ka shtuar ajo.
“Unë nuk do të hyj te zbërthejë kornizën kohore operacionale se kur do të jetë fluturimi i fundit për evakuim, dhe nuk pres që as Ministria e Mbrojtjes do ta bëjë këtë. Ne do t’iu informojmë, sepse kemi dy herë në ditë fluturime nga Kabuli”,
tha Psak.
E pyetur nëse po diskutohet një plan alternativ se si t’i dergojnë njerëzit që duan të largohen nga Afganistani në aeroportin e Kabulit, duke pasur parasysh se aktualisht potencialisht eshte e rrezikshme të presësh në porta, Psaki tha se ka “një seri operacionesh dhe qasjesh operacionale që ne komandantët dhe ushtria në terren u përdorën për disa ditë”.
“Unë nuk do t’i përshkruaj nga këtu këto plane, por kjo është arsyeja pse ata janë në kontakt me qytetarët amerikanë, pse ata janë në kontakt me partnerët që ne po punojmë për evakuimin, në mënyrë që t’i çojmë me siguri në aeroport dhe të evakuohemi në vendin e duhur”, tha Psaki, raporton CNN./E.D-21Media

Back to top button