Stoltenberg: Kjo është ditë historike për Maqedoninë

Stoltenberg është takuar me ministrin Dimitrov

Pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike në selinë e NATO-s në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij tha se është kënaqësi që takohet sërish me Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, duke thënë se ky është një akt historik.

“Me kurajon e kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, e cila na ka sjellur sot këtu. Ka pasur vështirësi dhe pengesa, por përkushtimi ndaj demokracisë bëri që të ketë stabilitet dhe prosperitet më të madh. Kemi pritur të bashkëngjiteni në familjen tonë me padurim”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, nënshkrimi i protokollit nënkupton fillimin e ratifikimit të procesit për anëtarësim.

“Pas nënshkrimit të protokollit presim që të vazhdoni me reformat dhe punën tuaj. Prej sot, përfaqësuesit tuaj do të marrin pjesë në takimet e NATO-s. Të bëheni anëtarja e 30 e NATO-s do t’ju mundësojë të keni stabilitet dhe siguri”, tha Stoltenberg, raporton TV21./21Media

Back to top button