Haradinaj: Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet

Haradinaj ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar në Bruksel protokollin që i hap rrugën Maqedonisë për t’u anëtarësuar në aleancën veri-atlantike. Ky vendim i NATO-s ka ardhur, pasi Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund konfliktit mbi 27-vjeçar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas nënshkrimit të këtij protokolli ka thënë se më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet.

“Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se ky është hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme./21Media

Back to top button