Stoltenberg nesër në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se nesër do të shkojë në Turqi dhe do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan. Ai tha se atje do të japë një mesazh solidariteti për shkak të tërmeteve.
Stoltenberg në konferencën për shtyp që mbajti në fund të takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s , në dha informacione për mbështetjen e NATO-s për Turqinë dhe vizitën e tij atje, përcjell portali rtv21.tv
Duke theksuar se të gjithë aleatët shprehën ngushëllimet dhe mbështetjen më të thellë për Turqinë për shkak të tërmeteve në Kahramanmaraş, Stoltenberg shtoi se “aleatët e NATO-s, partnerët dhe NATO-ja kanë rritur mbështetjen e tyre”.
Stoltenberg kujtoi se NATO do të dërgojë brenda disa ditwsh edhe objekte strehimi përveç ndihmës.
Nesër do të jem në Turqi për t’u takuar me Presidentin Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet e mia. Stoltenberg tha se gjatë takimit do të vlerësojë edhe koordinimin e ndihmës së NATO-s dhe aleatëve./21Media

Back to top button