Arrestohet i dyshuari për aksidentin në Arllat që shkaktoi vdekjen e 19 vjeçarit

(Lajmi i përditësuar)
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për shkaktimin e aksidentit në Arllat të martën rreth orës 18: 35 në Arllat të Drenasit, ku si pasojë vdiq një i ri 19 vjeç.
“Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull,19 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua dje në Arllat.  Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident. Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. “, thuhet në njoftimin e policisë.
10: 16- Vdiq 19 vjeçari që u godit nga vetura mbrëmë në Arllat
Ka vdekur djali 19 vjeç i cili u godit nga vetura të martën në Arllat, komuna Drenas. Policia në raportin 24 orësh njofton se pas aksidentit, vitkima është dërguar për trajtim mjekësor por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, ndërkohë i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Arllat, Gllogoc, 14.02.2023 – 18:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, dhe rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button