Borrell: E njoftova Stoltenbergun për rezultatin zhgënjyes të takimit

(Lajm i përditësuar)
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se e ka informuar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, për siç tha ai, rezultatin zhgënjyes të takimit të sotëm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.
“Përshkallëzimi duhet të shmanget. BE dhe NATO mbeten të koordinuara, gjithashtu në terren”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në “Twitter”
Ai tha se EULEX-i po monitoron situatën nga afër në veri të vendit.


20:17- Stoltenberg telefonon Borrellin për Kosovën: Të shmangen eskalimet 
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për çështjen e targave, mosmarrëveshje kjo mes Kosovës dhe Serbisë.
Në reagimin e tij, Stoltenberg thotë se janë të zhgënjyer, ndërsa specifikon se pavarësisht kësaj, NATO mbetet vigjilent.
”Fola me @JosepBorrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”./21Media

Back to top button