Stoltenberg thotë se do të trajtojnë shqetësimet e Turqisë
Javën e kaluar, Finlanda dhe Suedia paraqitën ofertën e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s – një veprim i nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Por kjo është diçka që Turqia e kundërshton, me liderin e saj Recep Tayyip Erdogan që thotë se dy vendet nordike as nuk duhet të dërgojnë delegacione për të bindur Ankaranë, përcjell rtv21.tv
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në HARDtalk të BBC-së se ai ka besim se aleanca do të gjejë mënyra për të adresuar shqetësimet e Turqisë.
Ai gjithashtu tha se do të jetë në dorën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare që të vendosë nëse presidenti rus Vladimir Putin është një kriminel lufte apo një arkitekt i gjenocidit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?