Stomaku apo zemra bosh, si ta kuptoni kur jeni të uritur emocionalisht?

Vështirësia në identifikimin ose perceptimin e emocioneve mund të shkaktojë sulme të ngrënies së tepërt. Simptomat e urisë fizike dhe urisë emocionale janë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Psikologia Klinike Speciale nga Turqia, Merve Umay Candaş Demir shprehet se kur individët kanë vështirësi në shprehjen e ndjenjave të tyre, shmangin situatën e pakëndshme që përjetojnë nëpërmjet ushqimit. Demir thekson se vonesat 30-minutëshe dhe zhvillimi i strategjive për të përballuar stresin mund të jenë të dobishme.

Sipas saj,  ngrënia emocionale konsiderohet një mbështetje psikologjike në përballimin e emocioneve negative, transmeton rtv21.tv
“Individët i përjetojnë emocionet e tyre intensivisht, ata kanë vështirësi në përcaktimin e kuptimit të vërtetë të emocioneve të tyre dhe mendojnë se nuk mund ta përballojnë këtë gjendje emocionale. Për shembull, ndërsa fjalia “Ndihem keq” është një shprehje më e përgjithshme, fjalia “Ndihem në ankth dhe në siklet” shpreh emocionet në mënyrë më të detajuar. Nëse individët kanë vështirësi në shprehjen e ndjenjave të tyre, ata tregojnë sjellje shmangieje duke e shkëputur vëmendjen e tyre nga situata e pakëndshme dhe ushqehen pa kntroll”, tha ajo.
Demir shtoi se simptomat e urisë fizike dhe urisë emocionale janë të ndryshme nga njëra-tjetra.
“Në rastin e urisë fizike, 3-4 orë pas vaktit të fundit që konsumojmë, shfaqet një shenjë në stomak dhe sheqeri në gjak mund të bjerë. Individi arrin ngopjen teksa ha. Sjellja për lehtësimin e urisë është e ndryshme nga një individ me sjellje emocionale të të ngrënit. Për shembull, një individ mund të ngopet me fruta, perime dhe ushqime tjera të caktuara. Në urinë emocionale, nga ana tjetër, ekziston një situatë që zhvillohet në mënyrë impulsive. Uria emocionale fillon papritur dhe nuk shfaq asnjë simptomë fizike . Individi ha çfarëdo që gjen dhe preferon ushqime me vlerë të lartë energjike. Kur shikojmë urinë fizike, personi ndihet i ngopur dhe ndalon së ngrëni. Ai gjithashtu përjeton lehtësim gjatë ngrënies. Megjithatë, në urinë emocionale, personi vazhdon të hajë pavarësisht se ndihet i ngopur dhe mund të ndjejë faj, keqardhje dhe turp pasi ka ngrënë”. tha ajo.
Demir tha se secili person duhet ta pyes vetën ‘A jam vërtet i uritur tani, çfarë kam ngrënë së fundi, a mund të ha atë që dua?”./21Media

Back to top button