Ministria turke e mbrojtjes dhe ajo ruse diskutojnë për eksportin e grurit

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ka diskutuar me eksportet e grurit nga portet ukrainase me një delegacion turk gjatë takimit të së martës në Moskë.
“Më 21 qershor u zhvilluan negociata në Moskë midis delegacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë”, tha ministria ruse në deklaratë.
“Palët diskutuan daljen e sigurtë të anijeve tregtare turke dhe eksportin e grurit nga portet ukrainase, si dhe qasjet për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi”, thuhej më tej në njoftim.
Dërgesat e grurit nga Ukrainas kanë ngecur për shkak të armiqësive të vazhdueshme në rajon që nga fillimi i pushtimit rus.
Liderët ukrainas dhe botërorë kanë denoncuar bllokadën e porteve të Ukrainës nga Rusia me Kombet e Bashkuara duke thënë se kjo mund të shtyjë afro 50 milionë njerëz në uri në mbarë globin./21Media

Back to top button