Strategjia e ministrisë për të rriturin cilësinë, shton numrin e pyetjeve

Duke pranuar se ka mangësi në organizimin e Testit të Arritshmërisë, nga Ministria e Arsimit për portalin rtv21.tv konfirmojnë se sivjet do të ketë ndryshime në procesin e testimit.
“Për faktin se numri i pyetjeve ka qenë i vogël për të vlerësuar në mënyrë objektive njohurinë e nxënësve në 9 lëndë shkollore. Prandaj, këtë vit kemi vendosur që Testi i Arritshmërisë të organizohet në dy ditë, në vend se një ditë siç ka qenë më herët, ndërsa numri i pyetjeve të rritet nga 100 në 180.”, thuhet në përgjigjen e MASHTi-t.
Po ashtu nga kjo ministri për portalin rtv21.tv kanë thënë se kanë ndërmarrë hapa për përmirësimin e administrimit të testit.
“Prandaj presim të kemi një rezultat më të besueshëm.”, thuhet në përgijgjen e ministria.
Kujtojmë se javë më parë Zyra e Auditimit publikoi gjetjet nga auditimi i performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”
Bazuar në gjetjet, konkluzioni i auditimit është se në institucionet e përgjegjëse nuk kanë arritur të përmirësojnë metodat e marrëdhënies dhe vlerësimit në përputhje me kërkesat e kurrikulës dhe praktikat më të mira të nxjerra nga Agjencia Evropiane për Sigurimin e Cilësisë.
E lidhur me këtë nga MASHTI për portalin rtv21.tv kanë thënë se janë plotësisht të ndërgjegjshëm sa i përket gjetjeve të këtij raporti
“ Raporti bën krahasimin në mes të performancës së nxënësve kosovarë në testin e arritshmërisë të menaxhuar nga MASHTI dhe testit PISA. Edhe pse këto dy teste kanë qëllime të ndryshme, jemi të ndërgjegjshëm për mangësitë e deritanishme në organizimin e testit të arritshmërisë.”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Testi i Arritshmërisë në vitin 2022 do të organizohet në dy faza: Më datë 04 qershor 2022, testi mbahet në lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze,
histori dhe në lëndën e gjeografisë kurse më datë 14 qershor 2022, testi do të mbahet/21Media


 

Back to top button