Gjenden trupat e 70 personave nën rrënojat e një ndërtese në Mariupol

Janë gjetur trupat e  70 personave nën rrënojat e një ndërtese industriale në qytetin Mariupol të pushtuar nga Rusia.
Kështu ka bërë të ditur ndihmësi i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko.
Ky i fundit theksoi se trupat u gjetën nga punonjësit e urgjencës ruse dhe u dërguan në një varr masiv.
Ai tha se ata ishin njerëz që kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e shembur pasi ajo u godit nga granatimet.
Andryushchenko, kryetari i bashkisë dhe zyrtarë të tjerë lokalë nuk janë më në qytet dhe po postojnë përditësime nga një vendndodhje në territorin e kontrolluar nga ukrainas./21Media

Back to top button