Strategjia për Siguri 2022-2027, Berisha: Dokument copy-paste
Lajm i përditësuar
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha për Strategjinë për Siguri 2022-2027 ka thënë se për dokumentin për Strategjia dhe Siguri 2022-2027 se është copy-paste.
“Nuk përjashtohet pesha dhe relevanca që ka ky dokument. Ky dokument është dashur të hartohet, të kalojë nëpër proces-filtrat e ekspertëve e jo të punohet ‘shkel e shko’. Ky dokument shihet që është ‘copy-paste’. Unë i njoh mirë ato tekste të shkruara – kjo nuk është në rregull. Kosova zhvillohet në një ambient specifik sigurie. Janë të natyrave të ndryshme, nuk lidhen me sulme ushtarake. Kështu që, ka një tendencë më shumë me bo populizëm se po bëjmë një dokument, ky dokument me këtë përmbajtje nuk ofron kurrëfarë zhvillimi”, tha ai.
Berisha: Strategjia për Siguri 2022-2027 ka shumë mangësi
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha për Strategjinë për Siguri 2022-2027 ka thënë se ka shumë mangësi.
“Defekti ka qenë se nuk është respektuar procedura formale dhe kjo ka bërë që bie në Kuvend një dokument i cili ka mangësi. Nëse mund t’i referohemi të parës – në dokument nuk është futur si rrezik nacional agresioni rus në Ukrainë, në dokumentet e SHBA-ve kjo është konsideruar si rrezik, pra edhe krejt bota sot është e involvuar në këtë situatë. Si duket ka ndonjë kopjim”, tha Berisha.
“Dokumenti, në faqën 14 – kolona e parë, paragrafi fundit, e shkruar “Kosova në vitin 2021 do të hartojë një strategji për zhvillimin”.. ka një tekst të plotë. Po thuajse çdo tekst brenda dokumentit e di saktë që është bartur nga dokumenta të caktuar. Në renditje të dokumentit ka ngelur kjo, ky dokument tregon që është shkruar shumë kohë ma parë”, tha ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?