Strehimore bambuje për të ndihmuar të prekurit nga përmbytjet

Përmbytjet në Pakistan kanë prekur 33 milionë njerëz, shumë prej të cilëve ende po kërkojnë strehim të sigurt pas shirave rekord të që shkatërruan më shumë se një milion shtëpi.
Përmbytjet katastrofike të verës , të cilat u përkeqësuan nga shkrirja e akullnajave, kanë zhytur një të tretën e vendit, me autoritetet që thonë se mund të duhen deri në gjashtë muaj që uji të ulet, përcjell rtv21.tv
Për të adresuar nevojën për strehim urgjent, arkitekti Yasmeen Lari dhe Fondacioni Heritage i Pakistanit kanë punuar gjatë gjithë kohës për të pajisur njerëzit në provincën Sindh të goditur rëndë me aftësitë dhe materialet për të ndërtuar strehimore të parafabrikuara prej bambuje.
Strehimoret, të quajtura Lari OctaGreen (LOG), mund të ndërtohen nga gjashtë ose shtatë persona brenda pak orësh. Ato fillimisht u krijuan në përgjigje të një tërmeti 7.5 ballë që goditi Afganistanin verilindor në vitin 2015, me një program pilot që ofronte shtëpi të përkohshme për disa qindra familje në Pakistanin fqinj, ku ndodhi shumica e vdekjeve. Që nga viti 2018, më shumë se 1 mijë e 200 versione bambuje janë ndërtuar në zona të prirura nga fatkeqësitë, shkruan CNN
Pakistani është vendi i tetë më i prekshëm ndaj krizës klimatike sipas Indeksit Global të Rrezikut Klimatik, pavarësisht nga të dhënat e Bashkimit Evropian që tregojnë se ai është përgjegjës për më pak se 1% të gazrave që ngrohin planetin./21Media

Back to top button