Strukturat paralele serbe ende aktive në veri të Kosovës

Njohës të cështjeve të sigurisë thonë se shpërbërja e strukturave paralele dhe ilegale ne pjesën veriore të Kosovës nuk ka përfunduar. Sipas tyre mosthemelimi I Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka ndihmuar në praninë e institucioneve paralele serbe të sigurisë në veri.

Ish-ministri I brendshëm I Kosovës, Bejtush Gashi, tha se strukturat paralele të sigurisë në veri të vendit I kanë shërbyer Serbisë për të destabilizuar Kosovës dhe njëkohësisht për ta ruajtuar stabilitetin e saj të brendshëm. Sipas tij, autoritetet e rendit në Kosovë nuk kanë arritur të vendosin një kontroll të duhur në këtë pjesë të vendit.

“..Këto grupe kanë arritë që të krijojnë një situatë që qeverisë së Kosovës t’i imponohet që të merret me menaxhim të krizave, e jo me projekte të tjera që ka. Në rrafshin diplomatic, të gjitha aktivitetet e këtyre grupeve, fatkeqësisht Serbia i ka shfrytëzu jashtëzakonisht mirë edhe pse ka qenë aktori dhe faktori mbështetës i organizimit dhe aktiviteteve të këtyre grupeve në rrafshin diplomatic”, tha Gashi.

Sipas njohësit të cështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se shtyrja e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe ka bërë që në veri të Kosovës të jenë ende të pranishme institucionet paralele serbe që funksionojnë pa ndonjë pengesë ligjore.

“Në atë pjesë gjithmonë ka pasë grupe të tilla, paramilitarë të ndryshëm, qoftë të Serbisë por ka edhe të Rusisë, sidomos Ëagner. Qëllimi i Serbisë në këtë rast është që gjithnjë me e mbajtë situatën e ndezur që mundet me ardhë te konflikti ehd ndonjë luftë serioze mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia nuk guxon em hyn në luftë sepse e ka të qartë, i ka të freskëta kujtesat prej 1999 cka ka përjetu dhe një luftë e ardhshme të nivelit çfarë ka qenë në 1999 mund të ndodhë që Serbia edhe të mos ekzistojë”, deklaroi Tërnava.

Edhe Bedri Elezi, njohës i sigurisë, vlerëson se për të ndryshuar gjendja në veri të Kosovës dhe për eliminimin e të gjitha rreziqeve dhe grupeve që qarkullojnë në mënyrë të paligjshme, duhet ende kohë. Sipas tij, autoritetet e rendit, me gjithë përpjekjet, nuk janë duke vepruar atje sa duhet.

“Në veriun e Kosovës kemi struktura të cilat janë shpallur organizata terroriste nga qeveria e Kosovës dhe të njëjtat n vazhdimësi kanë organizuar aktivitete të dhunshme me ç’rast kanë rrezikuar jetën e qytetarëve serbë të cilat jetojnë në ato komuna. Më pas kanë organizuar aktivitete të dhunshme kundër forcave paqeruajtëse të NATO-s. Besohet dhe dyshohet se këto struktura janë mirë të organizuara, kanë një sasi të konsiderueshme të armëve  ushtarake dhe të njëjtit janë në vazhdimësi të koordinuara me Beogradin zyrtar si dhe me forcat e sigurisë ruse, sidomos FSB dhe GRU. Këto struktura besohet se janë aktualisht në veriun e Mitrovicës dhe janë duke vepruar…”,Elezi.

Edhe 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe marrëveshjes me Serbinë për shuarjen e strukturave paralele, këto të fundit vazhdojnë të ekzistojnë dhe veprojnë në Kosovë që nga përfundimi i luftës, më 1999./21Media

Back to top button