Stuart Peach sot në Kosovë

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në orën 11:00, pritet që Peach të zhvillojë takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Po ashtu, Peach do të zhvillojë takim në orën 10:00 me kryeministrin Albin Kurti. Për portalin rtv21.tv kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
I dërguari i Britanisë së Madhe, Stuart Peach paraprakisht e ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ndryshe, kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Peach si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit./21Media

Back to top button