Studentët e Shkodrës nuk lejojnë zhvillimin e mësimit
Refuzojnë urdhërin e rektorit
Studentët e Shkodrës kanë kundërshtuar vendimin e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës për të rinisur mësimin. Rektorati kishte vendosur që këtë të hënë të niste normalisht procesi mësimor por studentët e kanë kundërshtuar këtë masë.
Një grup nga radhët e të rinjve kanë bllokuar me karrige derën e universitetit duke mos lejuar pjesën tjetër të studentëve që të zhvillojë mësim./vizionplus