Studentët kërkojnë hapjen e leximoreve, “Ndjehemi të diskriminuar, protestojmë të premten”

 

Studentët ndjehen të diskriminuar, sepse Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i ka hapur leximoret që ata të mund të mësojnë në to para afatit të provimeve. Për këtë, ata kërkojnë që të përgatiten protokolle dhe të hapen studentët, pasi siç thonë, afati paraprak tregoi se suksesi i studentëve ka shënuar rënie.

“Ne si studentë mendojmë se duhet të bëhet hapja e leximoreve, për arsye se në këtë rast ndjehemi të diskriminuar do të kisha thënë, për arsye se vetëm për leximoret mbetet problemi, ende nuk është përgatitur ndonjë protokoll për hapjen e leximoreve.  këtë rast ndjehemi të diskriminuar,  vetëm për leximoret  shkak se vetëm për leximoret ende nuk është përgatitur protokoll për hapjen e leximoreve. Kemi nevojë për t’i përgatitur provimet, pasi në sesionin që kaloi rezultati ishte dukshëm i dobët”, tha Arben Memeti, organizator i protestës.

Dhe në vend se në leximore, studentët do të lexojnë para leximores“Vëllezërit Milladinov”, me ç’rast do të protestojnë duke treguar se nuk kanë ku të mësojnë.

“Planifikojmë protesta të fillojë nga leximorja “Vëllezërit Milladinov”. Në mënyrë simbolike, para leximores, në bulevardin “Arradhet partizane” do të ulemi, do t’i hapim librat që të tregojmë se nuk kemi ku të mësojmë”, u shpreh Umejr Muamedi, organizator i protestës.

Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse për TV21 njoftuan se protokollet janë miratuar dhe se pritet që vendimi për funksionimin e leximoreve në bazë të tyre të sillet në Qeveri.

Nga Ministria e Kulturës me përgjigje. “Ju informojmë se leximoret në biblioteka janë hapur për shfrytëzuesit dhe të njëjtit funksionojnë me protokolle të miratuara por me kapacitet të reduktuar”, informuan nga Ministria e Kulturës.

Por, bëhet fjalë vetëm për bibliotekat dhe jo leximoret ku mësojnë studentët. Për këtë, studentët janë të vendosur që do të protestojnë të premten, nga ora 18:00 para leximores “Vëllezërit Milladinov” dhe do të marshohet deri para Qeverisë, raporton TV21./21Media

Back to top button