​MSh i kundërpërgjigjet Konjufcës rreth akuzave për licencim të laboratorëve privat për Covid-19

 

Ministria e Shëndetësisë sot reagoi lidhur me deklarimin e deputetit Glauk Konjufca se kjo ministri ka licencuar për kryerje të testimeve për Covid-19 laboratorë privat, të cilët nuk janë as të regjistruara si biznese.

“Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i Ministrisë së Shëndetësisë sqaron se ky bord ka bërë licencimin e vetëm atyre laboratorëve të cilët i kanë plotësuar kriteret. Sa i përket certifikatës së biznesit, ajo nuk është kriter i aplikimit për lëshimin e lejes për kryerjen e testeve covid-19 , duke qenë se institucionet kanë pasur licenca valide si veprimtari dhe ato e kanë pasur për obligim që certifikatën e biznesit ta dëshmojnë në momentin e aplikimit për licencimit të institucionit si tërësi.”, bëri të ditur MSh përmes komunikatës.

Sipas ministrisë, shërbimi i testimit është një shërbim shtesë në kuadër të institucioneve të licencuara edhe më parë për ushtrim të veprimtarive të ndryshme mjekësore.

“Pa certifikatë të biznesit, ato nuk mund të licencohen për ushtrimin e asnjë veprimtarie shëndetësore.”, informoi më tutje MSh përmes komunikatës./21Media

Back to top button