Studentët me nevoja të veçanta pajisen me laptopë

Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ndarë laptopë për studentët me nevoja të veçanta, të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës.
Ministrja Arbëria Nagavci, ka thënë se kjo kategori e studentëve përballen me sfida të shumta, ndërsa i ka përgëzuar për kurajon dhe angazhimin në punën e tyre akademike, në të mirën e shoqërisë.
Duke folur për vështirësitë sa i përket infrastrukturës fizike dhe qasjen e vështirë nëpër fakultetet ku sudiojnë, Nagavci i ka inkurajuar studentët që të adresojnë secilën kërkesë të tyre e cila ua bën më të lehtë punën gjatë studimeve.
Leonos Berisha, përfaqësues i studentëve, në emër të grupit ka falënderuar ministren për pajisjen me laptopë, pasi që ka thënë se ky është mjet i domosdoshëm për përgatitjen e tyre profesionale dhe për studime më cilësore.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës vitin 2022 e ka shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar./21Media

Back to top button