Studentët rikthehen në auditore pas më shumë se një viti, kusht vaksinimi ose testi PCR

Kjo e hënë, 18 tetor, shënoi nisjen e vitit të ri akademik 2021-2022 në Shqipëri. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentë dhe pedagogë u rikthyen në auditore, por me një kusht: Ata duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë ose testin PCR për të hyrë në auditore.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka deklaruar se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe se pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk janë  vaksinuar deri më tani.
Ndërsa, ministrja e Arsimit Evis Kushi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar të gjithë studentët dhe pedagogët për vitin e ri Akademik , duke u bërë thirrjen se vaksinimi është i nevojshëm, pasi universitet nuk formojnë vetëm shkencëtarë, por edhe qytetarë të një shoqërie./oranews

Back to top button