Studenti nigerian vdiq disa javë pasi u largua nga Ukraina

Një nga studentët nigerianë që ka ikur nga lufta në Ukrainë vdiq në qytetin e tij të lindjes, Sokoto në Nigerinë e Veriut.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi saktësisht vdekjen e Huzaifa Habibu.

Babai i tij, Habibu Halilu Modaci tha për BBC se ai u dërgua në spital pasi u ankua për shqetësim dhe humbje të oreksit.

Studenti 22-vjeçar, që studionte mjekësi në Ukrainë, do të diplomohej vitin e ardhshëm dhe ishte kthyer në Nigeri vetëm dy javë më parë. Ishte hera e parë që kthehej në shtëpi që tri vjet.

Modaci tha se djali i tij kishte rrëfyer tmerret e luftës dhe përpjekjet për t’u larguar nga Ukraina, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Nigeria ka evakuuar më shumë se 1500 studentë të saj nga Ukraina pas shpalljes së luftës. Por, ka rreth 100 të tjerë ende të bllokuar në qytetin e Kherson./21Media

Back to top button