Studentja kosovare në Gjermani merr përgjigje nga Von Cramon për vizat

Dhurata Krasniqi, bursiste e Universitetit të Prishtinës, e sapo diplomuar në mastër Universitetin e Shkencave te Aplikuara ne Augsburg te Gjermanisë, këtyre ditëve ka marre vëmendje nga diplomat vendore e ndërkombëtar. Dhurata në Twitter ka treguar se do të jetë krejt e vetme në ceremoninë e diplomimit meqë familja e saj nuk janë të pajisur me viza.
“I nderuar Komisioni Evropian,
javën e ardhshme është ceremonia ime e diplomimit dhe unë do te jem atje krejt e vetme per shkak se familja ime jeton ne Kosove dhe nuk kane viza [qe te vijnë ne Gjermani]. Faleminderit qe na bëni këtë neve. Ne, njerëzit e Kosovës, jemi duke punuar shumë dhe duke e krijuar rrugën tonë në botë, me apo pa mbështetjen tuaj.”, ka shkruar Krasniqi.
Këtij statusi i është përgjigjur euro-deputetja dhe raportuesja për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo ndër të tjera tha se është e zhgënjyer që kosovarët po vuajnë këtë padrejtësi.
“Me vjen keq, është e vështire për ta kuptuar por nuk është faji i Komisionit Vvropian. Ata e kane rekomanduar që në vitin 2016 heqjen e regjimit të vizave, me pas i kanë përsëritur këto rekomandime pozitive në vitin 2018 dhe nuk e kanë ndryshuar mendjen që atëherë. Kështu bëmë edhe ne në Parlamentin Evropian.Por, një shtet anëtar individual është duke e bllokuar procesin. Edhe pse Kosova ka përmbushur të 95 kriteret që nga maji 2018, Këshilli i Evropës ende nuk ka dhënë dritën jeshile për liberalizimin e vizave. Unë ndaj zhgënjimin tuaj dhe të gjithë kosovarëve që vuajnë nga kjo padrejtësi.”, shkroi ajo./21Media

Back to top button