Studim global: Pse gratë nuk fitojnë sa burrat?

Sipas një studimi të ri global mbi ndryshimin në të ardhurat midis çifteve, përgjigja për shumicën e grave është JO!
Studimi shqyrtoi të dhënat e disponueshme për publikun nga 45 vende te botes gjatë një periudhe katër-dekadëshe (1973 deri në 2016) për studimin e parë global të pabarazisë gjinore brenda familjeve në paga.
Studiuesit, Profesor Hema Swaminathan dhe Profesor Deepak Malghan, nga Qendra për Politikat Publike, Instituti Indian i Menaxhimit në Bangalore, përdorën të dhëna nga 2.85 milionë familje të përbëra nga çifte heteroseksuale midis moshës 18 dhe 65 vjeç. Të dhënat u grumbulluan nga një organizatë jofitimprurëse, Studimi i të Ardhurave në Luksemburg (LIS).
“Vlerësimet konvencionale të varfërisë e shikojnë familjen si një njësi,” thotë Prof.Swaminathan.
“Supozimi i përgjithshëm është se brenda një familje, të ardhurat grumbullohen dhe shpërndahen në mënyrë të barabartë. Por,familja është shpesh një vend me pabarazi të madhe, dhe ne donim ta shpaketonim atë.”
Raporti e përshkruan familjen si “një kuti të zezë” sepse, thotë profesor Swaminathan, “ne nuk po shikojmë brenda. Por si do të ndryshonte fotografia nëse shikonim brenda?”
Dihet mirë se ekziston pabarazi gjinore në Indi në fuqinë punëtore – ka më pak gra në fuqinë punëtore në përgjithësi, dhe ato që kanë më pak gjasa të jenë në punë me orar të plotë.
Prof Swaminathan dhe Malghan donin të vlerësonin pamjen globale, thanë ata.
“Për shembull, vendet nordike konsiderohen si një fener shprese për barazinë gjinore, por si është atje? A është e barabartë shpërndarja e punës – dhe pasurisë brenda shtëpive?” tha Prof Swaminathan.
Studiuesit i renditën vendet në pabarazinë e përgjithshme dhe pabarazinë brenda familjes. Sipas rezultateve të tyre, pabarazia gjinore vazhdon nëpër vende, me kalimin e kohës, dhe në familje të pasura dhe të varfra.
“Vala më e fundit e të dhënave sugjeron që kur të dy anëtarët e çiftit janë të punësuar, nuk ka një vend të vetëm, madje as në pjesët më të pasura ose më të zhvilluara, ku gratë fitojnë aq sa burrat e tyre,” thotë Prof Malghan.
“Edhe në vendet nordike, të cilat kanë nivelet më të ulëta të pabarazisë gjinore në botë, ne zbuluam se pjesa e grave është më pak se 50% kudo.”
Disa nga arsyet pse gratë fitojnë më pak janë universale. Burrat shihen në kulturë si mbajtës të bukës, ndërsa gratë konsiderohen si shtëpiake. Shumë gra bëjnë një pushim – ose madje lënë punën e paguar – pas lindjes. Hendeku gjinor i pagave dhe pagesa e pabarabartë (pagimi i grave më pak se burrat për të njëjtën punë) mbeten realitet në shumë pjesë të botës. Dhe punët e papaguara të shtëpisë dhe përkujdesja ende mbeten kryesisht përgjegjësi e një gruaje.
Sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare të Punës nga 2018, në nivel global, gratë kryejnë 76.2% të orëve totale të punës së përkujdesjes pa pagesë, më shumë se tre herë më shumë se burrat. Në Azi dhe Paqësor, kjo perqindje rritet në 80%
Të ardhurat më të ulëta të një gruaje mund të kenë pasoja përtej asaj ekonomike, thonë studiuesit, duke ndikuar në dinamikat gjinore në familje dhe duke i vënë gratë në disavantazh.
“Kontributi i gruas si shtëpiake është e padukshme, ndërsa paratë e gatshme janë të dukshme. Kështu një grua që merr një rrogë, duke sjellë para të mëdha në familje, gëzon një status të caktuar. Kjo rrit autoriteti e saj dhe i jep asaj një zë brenda familjes,” thotë Prof Swaminathan.
“Në shumë pjesë të botës, më shumë politika miqësore ndaj grave kanë ngushtuar hendekun. Ka pasur lëvizje për pagesë të barabartë për punë të barabartë. E gjithë kjo ka çuar në një zvogëlim të hendekut.”
Por pavarësisht rënies, nivelet aktuale janë ende të rëndësishme dhe hendeku, thotë ajo, duhet të mbyllet më tej.
“Qeveritë nuk po flasin. Kompanitë nuk po rekrutojnë mjaft gra që janë ndëshkuar për kryerjen e punëve të kujdesit dhe punët e shtëpisë ku ngelin të papaguara. Pra, ne duhet të pyesim: A pranohet puna e grave? A ka politika miqësore ndaj familjes dhe miqësore ndaj fëmijëve?
“Ka shumë qeveri dhe shoqëri që mund të bëjnë. Nuk ka pse të jetë kështu”, thuhet në njē shkrim më të gjatë të BBC në Londër./e.d-21Media

Back to top button