Studimet zbulojnë se nga erdhi Covid-19

Shkencëtarët thonë se ka “prova bindëse” që tregu Huanan i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan ishte qendër e shpërthimit të Covid-19.
Dy studime të publikuar të martën rishqyrtojnë informacionin nga shpërthimi fillestar në qytetin kinez.
Një nga studimet tregon se rastet më të hershme të njohura janë grumbulluar rreth atij tregu .
Tjetri përdor informacionin gjenetik për të gjurmuar kohën e shpërthimit.
Ai sugjeron se ka pasur dy variante të futura te njerëzit në nëntor ose në fillim të dhjetorit të vitit 2019.
Së bashku, studiuesit thonë se kjo provë paraqet një pamje që Sars-Cov-2 ishte i pranishëm në gjitarët e gjallë që u shitën në tregun Huanan në fund të vitit 2019. Ata thonë se u transmetua te njerëzit që punonin ose bënin pazar atje në dy “ngjarje të ndara”. “, ku një njeri u infektua nga një kafshë”./21Media

Back to top button