Studiuesi Jim Abernethy thotë se peshkaqenët janë shokët e tij më të mirë

 
Studiuesi Jim Abernethy merret me studimin e peshkaqenëve për afro dyzet vite. Ai është zhytur dhe zhytet vazhdimisht në ujin e pastër të Oqeanit në Bahame, në plazhin Tiger.
Ajo që e bën unike zhytjen e tij në mes të peshkaqenëve është se zhytet pa kafaz në të cilin do të mund të mbrohej nga ta, por duket se nuk ka nevojë për të pasi që peshkaqenët nuk e sulmojnë.
Falë një radhe eksperimentesh me peshkaqen, Jim ka arritur të kuptojë se si të bashkëveprojë me ta kur është edhe në prani të një numri të madh të tyre.
Në vitin 2002, Jim arriti të zbulojë anën e butë të peshkaqenëve, këtë me heqje të një grepi nga nofulla e një peshkaqeni në plazhin Tiger.
Prej këtij momenti, ai bëri revolucion me zhytje në mes tyre në këtë plazh, në këtë vend i cili është i vetmi në Tokë për të kuptuar këtë sjellje.
Pas këtij rasti, Jim u tregoi edhe ekipit të tij se si të bëhen shokë me peshkaqen, si të arrijnë të fitojnë miqësinë e tyre.
Edhe tani, sa herë që Jim zhytet në ujë, atë e rrethojnë deri në 30 peshkaqenë grabitqarë, por Jim di si të fitojë miqësinë e tyre, e këtë e bën me të lëmuar të hundës.
Jim tani ka një synim tjetër në lidhje me peshkaqenët. Ai synon të mësojë të interesuarit për jetën e tyre, që të mos e dëmtojnë ambientin e peshkaqenëve me peshkim të tepruar, sepse kjo po ndikon në rënien e numrit të tyre./21Media

Back to top button