Studiuesit e Univestitetit të Oregonit: Përbërësit e kanabisit parandalojnë koronavirusin

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Shtetëror i Oregonit disa përbërës të kanabisit e parandaluan COVID-19.
Studimi i publikuar në ”Journal of Nature Products”, tregonte se dy komponimet që gjenden zakonisht në farat e kërpit të quajtura acid kanabigerolik, ose CBGA, dhe acid kanabidiolik ose CBDA u identifikuan gjatë një përpjekjeje të shqyrtimit kimik si potencial për të luftuar coronavirusin
Studiuesit e Universiteti Shtetëror të Oregonit gjatë studimit kanë punuar me proteinat e gjetura në virus dhe kanë bllokuar një hap që patogjeni përdor për të infektuar njerëzit. Studiuesit testuan efektin e komponimeve kundër varianteve Alfa dhe Beta të virusit në laborator por studimi nuk kishte të përfshirë dhënien e suplementeve te njerëzit ose krahasimin e shkallës së infeksionit tek ata që përdorin komponimet me ata që nuk i përdorin.
Këto rezultate do të duhet të konfirmohen njëherë te kafshët dhe më pas te njerëzit./21Media

Back to top button