Stuhia “Ciara” godet Londrën

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar këtë të dielë

Erërat me shpejtësi deri në 130 orë për km, kanë sjellë stuhi të dendura shiu duke rrëzuar pemë dhe duke dëmtuar banesa.

Sipas shërbimit metereologjik britanik, stuhia Ciara do të vazhdojë të godasë vendin deri të martën e ardhshme, ndërsa situate paraqitet të rëndohet edhe gjatë natës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit.

Stuhia ka sjellë probleme në transportin urban dhe hekurudhor duke bllokuar linjat deri në përpirësimin e situatës. Probleme janë shënuar edhe në transportin ajror. Pilotët e avionëve janë ulur me shumë vështirësi në pistë për shkak të erës së fuqishme.

British Airlines në një deklaratë për mediat njoftoi anullimin e fluturimeve deri në përmirësimin e kushteve të motit gjatë kësaj të diele.

Sipas paralajmërimeve të shërbimit metereologjik, Stuhia Kiara po zbarkon në Skocinë Jugore, Irlandën Veriore dhe Uellsin, ndërsa në fillim të javës, stuhia pritet të zhvendoset drejt europës, dhe të mërkurën do të godasë edhe Ballkanin.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që gjatë ditëve të vështira, të jenë të kujdesshëm për t’u shmangur nga problemet me përbmbytjet.

Back to top button