Moti: Sot me diell – nesër me shi

Temperaturat më të larta të ditës deri në +14°C

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore parashihet të bie shi dhe borë.

Reshjet parashihen ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s. Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe ⁰të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media

Back to top button