12 të vdekur nga stuhia tropikale
Një stuhi tropikale të shtunën ka ndodhur në Amerikë (Alabama), ku kanë vdekur 12 persona, si dhe janë shkatërruar një numër i madh i shtëpive.
10 njerëz, nëntë nga të cilët ishin fëmijë të moshës 4-17 vjeç kanë vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik, që besohet se ka ndodhur si pasojë e tornados së madhe në Amerikë, e shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Një 24 vjeçar së bashku me një fëmijë 3 vjeç, kanë vdekur pasi janë goditur nga një lis që ka rënë mbi shtëpinë e tyre.
Alabama, Mississippi, Georgia dhe Florida, janë vetëm disa nga vendet më shumë të prekura nga kjo stuhi e fuqishme. Kjo stuhi ka ndikuar që niveli i shiut që ka rënë të arrijë deri në 30 cm.
Ndryshe, katastrofa të tilla natyrore ndodhin shumë shpesh në Amerikë, duke lënë të vdekur numër të madh të njerzëve, shumë të lënduar, e gjithashtu shtëpi të rrënuara dhe dëme të tjera të mëdha./21Media

