“Stupcat” po rikthehen

Pas një pauze pothuajse prej 2 vjetësh, grupi humoristik “Stupcat” do të kthehen në ekran.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar aktori Vedat Bajrami.
Ai ka bërë të ditur se do të kthehen shumë shpejt me befasi për publikun e Kosovës.
“Patjetër që kena me bo diçka të mirë”, ka thënë Bajrami.

“Stupcat” janë një grup humoristik që debutoi në vitin 2002. Fillimisht grupi përbehej nga Osman Azemi, Vedat Bajrami, Blerim Qeriqi, Agron Sokoli dhe Feim Ademi për shkak të obligimeve të 3 pjesëtarëve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) në grup mbeten vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi, por në vitin 2004 këtij grupi iu bashkëngjit aktori Mensur Safqiu./21Media

Back to top button