“Subvencionet 2021”, arrestime edhe në Gjilan

 

Policia e Kosovës në vazhdën e aksionit “Subvencioni 2021”, ka arrestuar edhe dy persona në fshatin “Ponesh” në Gjilan.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellura me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

 

Back to top button