Sulm me thikë në aeroportin e Dyseldorfit

 
Një person u plagos lehtë në një përleshje me thikë sot në aeroportin e Dyseldorfit në Gjermani.
Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari ende është në arrati, transmeton rtv21.tv.
Ndërsa, viktima u dërgua në spital, tha zëdhënësi i policisë federale, duke konfirmuar një raport nga revista gjermane “Focus”.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan dy burra duke ecur drejt një parkingu në aeroport në orën 12:16 ku në atë moment ndodhi sulmi./21Media

Back to top button