Sulm me thikë në Bruksel, vritet një oficer policie

Ende nuk dihet motivi i sulmit

Një oficer policie është vrarë dhe një tjetër është goditur me thikë në një sulm me thikë në Bruksel.
Dy oficerët u dërguan në spital pasi u sulmuan afër stacionit hekurudhor të Brukselit të enjten në mbrëmje.
Mediat lokale raportojnë se edhe sulmuesi ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua në vendngjarje. Motivi i tij nuk dihet.
Policia ka rrethuar zonën dhe po hetohet, transmeton rtv21.tv.
Dy policët ishin në patrullë në zonë përpara se të sulmoheshin.
Policia tha se një patrullë tjetër mbërriti në vendngjarje dhe “neutralizoi” sulmuesin; ai u qëllua në këmbë dhe në bark para se të dërgohej në spital.
Një burim gjyqësor i tha agjencisë së lajmeve AFP se hetuesit nuk kanë mbledhur ende prova për të vërtetuar një “dyshim” se sulmi ishte i lidhur me terrorizmin.
Në një postim në Twitter duke dërguar ngushëllime për familjen dhe miqtë e oficerit të vdekur, Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo shkroi “Policët tanë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. Drama e sotme e tregon edhe një herë këtë”.
“Shpresa ime e sinqertë është që kolegu i tij i shtruar në spital të jetë mirë”, shtoi ai./21Media

Back to top button