Sulm me thikë në Gjermani, një nxënëse e vrarë

Një vajzë 14-vjeçare është vrarë dhe një tjetër 13-vjeçare është plagosur rëndë pasi u sulmuan nga një burrë me thikë teksa po shkonin për në shkollë në Gjermaninë jugore.
Policia thotë se i dyshuari doli nga një strehë refugjatësh në fshatin Illerkirchberg të hënën në mëngjes dhe sulmoi nxënësit.
Vajza më e madhe vdiq më vonë në spital.
Policia gjermane ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili sipas saj është një azilkërkues nga Eritrea.
Oficerët kontrolluan një ndërtesë aty pranë dhe e gjetën atë me një thikë që ata dyshojnë se ishte përdorur në sulm. Gjithashtu u arrestuan edhe dy persona të tjerë.
I dyshuari ndodhet nën roje policore në spital ku po trajtohet për një lëndim të paspecifikuar.
Në një deklaratë, policia i kërkoi publikut të mos e përdorë incidentin për të ngjallur dyshime ndaj të huajve ose azilkërkuesve.
“Gjithçka që lidhet me këtë është plotësisht e paqartë deri më tani”, u tha gazetarëve zëdhënësi i policisë Wolfgang Juergens.
Vajza 13-vjeçare është duke u rikuperuar nga plagët e marra dhe është jashtë rrezikut për jetën, raportojnë mediat lokale.
Illerkirchberg është një fshat me një popullsi prej më pak se 5,000 banorësh sipas regjistrimit të vitit 2015./21Media

Back to top button