Sulm me thikë në kopshtin e fëmijëve, tre të vrarë

Tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Jianxi të Kinës të mërkurën, ka thënë policia.
Një “gangster” 48-vjeçar i veshur me një maskë sulmoi një çerdhe private në qarkun Anfu, pasi hyri brenda, është identifikuar nga policia si Liu Mouhui, goditi me thikë dhe vrau të paktën tre persona. Mosha e viktimës ende nuk është konfirmuar.
I dyshuari është në arrati pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton rtv21.tv.
“Organet e sigurisë publike po bëjnë çdo përpjekje për të kapur të dyshuarin”, thuhet në deklaratën e policisë./21Media

Back to top button