Sulm me thikë në një tren në Gjermani, ka të plagosur

Tre person janë plagosur si pasojë e një sulmi më thikë sot rreth orës 9 të mëngjesit në një linjë treni që lidh Regensburgun me Nurembergun në Gjermani.
Njëri prej viktimave ka lëndime të rënda, raportojnë mediat lokale.
Sulmuesi me thikë u arrestua në vend. Sipas informacioneve të BILD, bëhet fjalë për një 27-vjeçar me origjinë arabe dhe me probleme mendore.
Hetuesit aktualisht kanë përjashtuar një sfond terrorist, transmeton rtv21.tv.
Për momentin policia kriminale dhe forenzika ndodhen në vendin e ngjarjes./21Media

Back to top button