Sulm në Iran, një i vdekur, pesë të lënduar

Televizioni shtetëror në Iran ka raportuar se ka ndodhur një sulm në një bazë paramilitare, ku është vrarë një person dhe janë plagosur pesë të tjerë

Televizioni shtetëror tha se sulmi në bazën paramilitare Basij në Nikshahr, në juglindje të Iranit, është kryer mëngjesin e sotëm.

Mohammad Hadi Marashi, zëvendësguvernatori provincial, i tha agjencisë së lajmeve IRNA, tha se të gjitha viktimat janë anëtarë të Basij. Megjithatë, nuk janë dhënë më shumë detaje për sulmin dhe askush nuk ka marrë përgjegjësi për të.

Forcat Basij janë një krah paramilitar i Gardës Revolucionare të Iranit në provincën e Bulchestanit, që është përballur me shqetësime nga trafikantët e drogës por edhe militantët synitë muslimanë.

Irani të premtën ka filluar 10 ditë festime për të shënuar revolucionin e vitit 1979, që kishte shënuar rënien e Shahut Mohammad Reza Pahlavi, që kishte aleancë me vendet e perëndimit.

Gjithashtu sot Irani ka prezantuar disa raketa të rangut të gjatë me një arritje deri në 1300 kilometra, kështu duke shënuar 40 vjetorin e Revolucionit Islamik në Iran./21Media

Back to top button