Sulm në Iran, të paktën 15 të vrarë

Të paktën 15 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën të mërkurën në një sulm në qytetin e Shirazit, në jug të Iranit.
Dy fëmijë janë në mesin e viktimave, kanë bërë të ditur mediat lokale atje.
Forcat iraniane të Sigurisë kanë arrestuar dy nga të dyshuarit, dhe i treti është në kërkim.
Grupi ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke lëshuar një deklaratë përmes agjencisë së lajmeve Amaq.
Sipas njoftimit të autoriteteve, të dyshuarit janë shtetas të huaj./21Media 

Back to top button