Shtyhet ndeshja mes Dritës dhe Llapit

Përballja mes Llapit dhe Dritës nuk do të zhvillohet nesër siç ishte planifikuar, por ditën e diele.
Këtë e bëri të ditur skuadra e Dritës përmes një njoftimi në Facebook, ku tha se kjo ndeshje është shtyrë pa asnjë arsye.
“Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në e-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast . Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave”, thuhet në njoftim.
Veprime të tilla, Drita thotë se nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar.
“Duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button