Sulm në kampin e refugjatëve, 32 të vrarë

ISIS ka sulmuar kampin e refugjatëve në Siri, afër kufirit me Irakun

Të paktën 32 persona janë vrarë të martën në sulmin e Shtetit Islam në afërsi të kampit të refugjatëve në anën siriane të kufirit me Irakun, njoftoi Observatoriumi sirian për të drejtat e njeriut.

“Të paktën pesë sulmues vetëvrasës kanë hedhur veten në ajër para dhe brenda kampit në të cilin gjenden refugjatët irakianë dhe të zhvendosurit sirianë në provincën Hasakeh”, tha shefi i Observatoriumit sirian Rami Abdel Rahman.

Back to top button