Therje me thikë në shkollën “Pavarësia”

Nxënësi i klasës së tretë therr 22  vjeçarin

Një nxënës i klasës së tetë të shkollës fillore “Pavarësia” në kryeqytet ka therur me thikë një 22 vjeçar sot rreth orës 11:00.

Policia konfirmon se ngjarja ka ndodhur brenda shkollës ndërsa këtë e mohon drejtori i kësaj shkolle Sylejman Buqaj.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se personi i therur është i vitit 1995 ndërsa nxënësi i shkollës “Pavarësia” është arrestuar nga policia.
“Me këtë rast është konfiskuar edhe thika me të cilën është kryer vepra penale”, tha Ahmeti.

Drejtori i shkollës “Pavarësia” Sylejman Buqaj nuk ka dashur të japë deklaratë për media duke thënë se rasti ka ndodhur jashtë shkollës.

Ky fakt po i shqetëson prindërit të cilët shprehin frikën për sigurinë e fëmijëve. Valbona Berisha, e cila e ka fëmijën në klasë të parë në këtë shkollë thotë se ky rast i ka shqetësuar dhe se ajo por edhe prindërit tjerë cdo ditë i përcjellin fëmijët e tyre për në shkollë.

Edhe Valbona Ajeti që ka fëmijën në këtë shkollë ajo shpreh shqetësim në lidhje me ngjarjen që ka nddohur në shkollën “Pavarësia”.“Edhe pse fëmija im është në klasën e dytë, ai zakonisht vjen vet në shkollë sot ka qenë i shqetësuar dhe unë e solla vet sepse jemi afër këtu , kështu që në shkollën tonë zakonisht nuk ka ndodhur është shkollë e qetë edhe pse në lagjen tonë është mbipopullu çdo lloj popullate por nuk ka ndodhur është rasti i parë dhe shpresojmë që nuk ka me ndodh ndonjë rast tjetër “ , tha Ajeti.

Prindërit luten që ky të jetë rasti i fundit dhe raste të tilla mos të ndodhin më jo vetëm në shkollën e tyre por në asnjë shkollë tjetër.

Back to top button