Sulm në një lokal, të paktën nëntë të vdekur

Motivi i sulmit është i paqartë

Persona të armatosur kanë hyrë në një lokal në Meksikë dhe kanë vrarë të paktën nëntë persona.
Sulmi ndodhi të mërkurën mbrëma në lokalin Lexuz në Apaseo del Alto në shtetin Guanajuato.
Motivi i sulmit është i paqartë, por të shtënat në bare janë bërë më të shpeshta në Guanajuato, e cila ka shkallën më të lartë të vrasjeve në Meksikë.
Në sulmin e së mërkurës, viktimat përfshinin pesë burra dhe katër gra. Një nga të vdekurit raportohet se është pronari i lokalit.
Dy prej trupave u gjetën në një makinë. Nuk është e qartë nëse dy burrat po iknin nga sulmi apo nëse janë goditur nga plumbat endacakë.
Muajin e kaluar, 12 persona u vranë ndërsa ishin në një sallë birre në qytetin e Irapuato dhe në shtator një shkëmbim zjarri në një sallë pishine në Tarimoro la të vdekur 10 persona./21Media

Back to top button