“Sulme dhe fyerje”, Isufi i ashpër me qeverinë aktuale / “E bëjnë nga mungesa e diturisë”

(Lajm i përditësuar)
Isufi për LVV: Përfaqësuesit e kësaj qeverie as vetëvetes nuk janë ka i besojnë
Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga AAK në emisionin zgjedhor në RTV21 në lidhje me qeverinë aktuale thotë se përfaqësuesit e kësaj qeverie nuk janë duke i besuar vetëvetes.
Isufi: Sot angazhime tonat kanë krijuar besim, duke komunikuar ashtu siç duhet
Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga AAK në emisionin zgjedhor në RTV21 në lidhje me çështja e Manastirit të Deçanit ka thënë se është dërguar pa asnjë kompenzim, ku sipas tij Kosova ka menduar që do të jetë pjesë e këshillit të Evropës.
Sa i përket kësaj çështje ai thotë se nga kjo temë është dëmtuar Kosova me vendosjen e sanksioneve.
“Sigurisht po se Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është institucioni më i lartë kushtetues i cili e ka fjalën e fundit. Ju e dini shumë mirë si u dërgua çështja e Manastirit të Deçanit pa asnjë kompenzim duke menduar që do të jemi pjesë e këshillit të Evropës, nuk ke një qasje e mirë e kësaj qeverie në komunikim, në zbatim të obligimeve të cilat ishin marrë deë në faktë vetëm shkoj kjo temë e që u dëmtua Kosova edhe me sanksione. Këtu ku jemi sot janë angazhime tonat të drejtpërdrejta duke krijuar besim, duke komunikuar ashtu siç duhet dhe duke u dakorduar për veprimet tona”, thekson Isufi. /RTV21/21Media
Isufi: NATO ka zhvilluar drejtëpërdrejt strukturimin e FSK-së
Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga AAK në emisionin zgjedhor në RTV21 në lidhje me NATO-në ka thënë se ky partneritet ka zhvilluar drejtëpërdrejtë strukturimin e FSK-së.
Sipas tij partneriteti i NATO-së me Forcën e Sigurisë së Kosovës është zhvilluar duke punuar drejtëpërdrejtë forcat e NATO-së me një partneritet dhe bashkpunim.
“Kur e kemi thënë nuk e kemi thënë vetëm për propagandë por e kemi bazuar në kontaktet edhe në marrëveshjet të cilat veq kanë qenë edhe në të kaluarën për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që përmes tri ligjeve të cilat janë votuar në Parlamentin e Kosovës jemi dakorduar për një afat 10 vjeqar që të kompletohen edhe me strukturën e saj por edhe me elementet e teknikës dhe teknologjisë që duhet të posedojmë ne ushtri moderne qka është Forcën e Sigurisë së Kosovës. Duke qenë që ne kemi një partneritet me NATO-në në këtë rast me KFOR-in që është mision në Kosovë, me angazhim të drejtpërdrejtë me SHBA-të është e mundur që të bëhet një veprim i tillë përmes planit aksionalë që ska nevoj dmth se partneriteti është zhvilluar duke punuar drejtëpërdrejtë forcat e NATO-së në strukturimin e Forcën e Sigurisë së Kosovës dmth ka ekzistuar një partneritet dhe bashkpunim”, tha Isufi. /RTV21/21Media
Isufi: Qeveri aktuale nga mungesa e diturive ka filluar të shërbejë sulme dhe fyerje
Ahmet Isufi, kandidat për deputet nga AAK në emisionin zgjedhor në RTV21 tha se kjo qeveri aktuale nga mungesa e diturive ka filluar të shërbejë sulme dhe fyerje.
“Nga mos njohuria apo pa dituria apo nga mungesa e diturive të cilat do të duhej të prezantonte kjo qeveri ka filluar që vetëm përmes sulmeve, fyerjeve dhe një fjalori degradues të shërbehet dhe kjo mënyrë e sjelljes tregon për nivelin e qeverisjes në Kosovë. E që në faktë gjithë e dinë edhe opinioni i brendshëm por edhe bota se general Ramush Haradinaj është bërë luftë nga faktori UQK e që në faktë ka vazhduar pastaj edhe në misionin e trupave mbrojtës të Kosovës duke qenë shumë i përgjegjshëm në transformimin dhe në krijimin e një structure e cila rezultoi me krijimin e Ushtrisë së Kosovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Isufi. /RTV21/21Media