Sulme kibernetike, hakerët kërkojnë para

16 organizata të përfshira

Spitalet britanike ishin të detyruara t’iu shmangen thirrjeve të bëra në ndihmën e shpejtë për shkak të dyshimit për sulme kibernetike në gjithë territorin e vendit, transmeton Reuters.

Shërbimi nacional shëndetësor i Britanisë së Madhe njoftoi se 16 organizata nga ky sistem ishin përfshirë nga sulmet e kibernetikës.

“Daily telegraf” shkruan se hakerët kërkojnë para dhe sipas informatave aktuale, në spitale nuk punojnë telefonat dhe kompjuterët, ndërsa në disa spitale pranohen vetëm rastet urgjente, derisa pacientëve u është rekomanduar që të anulohen të gjitha operacionet që nuk janë urgjente.

“Pas gjithçka nga kjo dyshohet se sulmi kibernetik është kryer në nivel nacional dhe po ndërmarrim të gjitha masat për të mbrojtur sistemet tona lokale të shëndetësisë kombëtare”, shkruan në Twitter dega e e shëndetësisë kombëtare për Mersisajd në veri të Anglisë.

Back to top button