Filloi samiti i G 7-ës në Bari

Diskutohet mbi tregtinë, ndryshimet klimatike dhe politikat e Trampit

Shefat e financave të G 7-ës kanë nisur takimin dy ditor në Itali, me Evropën, Japoninë dhe Kanadanë duke shpresuar që të dalin me një fotografi më të qartë të politikave të rëndësishme të presidentit amerikan Donald Tramp, të cilat do t’i shpalosë ende.

Agjenda zyrtare e grupit të shtatë ministrave të financave dhe bankierëve qendrorë në qytetin port të Adriatikut në Bari, fokusohet në pabarazinë, rregullat ndërkombëtare të taksave, sigurinë kibernetike dhe bllokimin e financimit të terrorizmit.

Gjithsesi, shumë pjesëmarrës presin nga sekretari amerikan i Thesarit Stiven Mnyshin që të sqarojë qëllimet e Shteteve të Bashkuara për çështjet për të cilat Tramp ka kërcënuar ta shqetësojë grupin, e që janë proteksionizmi dhe ndryshimet klimatike.

Deklarata përfundimtare e samitit të Barit do të përsëris një paralajmërim kundër zhvlerësimeve konkurruese, thanë zyrtarët italianë, si ndodhi edhe me deklaratën e samitit të G 20-ës që u mbajt në mars, duke zbutur kështu frikën se administrata e re amerikane mund të dobësojë frontin e bashkuar të G 20-ës mbi politikën globale të monedhës./21Media

Back to top button