Sulmet ajrore të SHBA-së vrasin 35 ekstremistë të Al-Shabab në Somali

SHBA ka rritur në mënyrë dramatike sulmet ajrore kundër Al-Shabab-it

Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka vrarë 35 luftëtarë nga grupi ekstremist Al-Shabab në një sulm ajror në Somalinë qendrore, jo shumë larg kufirit me Etiopinë.

Në një deklaratë të hënën, Komanda ushtarake e SHBA për kontinentin afrikan tha se sulmi ajror u zhvillua dje, rreth 37 kilometra në lindje të Beledweyne në rajonin Hiran.

SHBA ka rritur në mënyrë dramatike sulmet ajrore kundër Al-Shabab-it, grupi ekstremist më i rrezikshëm në Afrikë, që kur presidenti Donald Trump mori detyrën.

Autoritetet dhe ekspertët pranojnë se nevojiten më shumë sulme ajrore për të mposhtur grupin ekstremist, i cili vazhdon të mbajë pjesë të mëdha të Somalisë rurale dhe jugore, dhe të kryejë sulme vdekjeprurëse në kryeqytetin Mogadisho.

Back to top button